Masakra me 104 viktima në Gaza

masakra me 104 viktima ne gaza

[embedded content][embedded content]

18:00 29/02/2024

Masakër në mes të luftës, po konsiderohet ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në qytetin e Gazës.

104 banorë humbën jetën dhe 280 të tjerë u lënduan në rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar, teksa ishin grumbulluar për të marrë ndihma humanitare nga këta kamionë të ardhur nga Egjipti.

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit akuzoi ushtrinë izraelite se qëlloi me tanke drejt civilëve, por Tel Avivi i hodhi poshtë akuzat, duke thënë se nuk ka asnjë të dhënë për praninë e trupave ushtarake izraelite në zonë në momentin e ngjarjes.

Sipas autoriteteve izraelite, me shumë gjasa të pranishmit janë shtyrë dhe shtypur nga njëri-tjetri në përpjekje për të siguruar ushqime.

Tronditëse janë edhe këto filmime që dëshmojnë gjendjen e degraduar të Gazës pas luftës së nisur në Tetor, ku nuk ka më ambulanca, por trupat e viktimave transportohen me automjete mallrash dhe karroca me kuaj drejt spitaleve.

Sulmi ndodhi në ditën kur numri i viktimave të gati 5 muaj lufte ka arritur në 30 mijë, ku 2/3-at janë gra e fëmijë.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts