Masakra me 25 të vdekur në Rio de Janeiro, banorët kundra policisë, e akuzojnë për abuzim

Ditën e djeshme në Rio de Janeiro ndodhi një kasaphanë e vërtetë, ku pas një bastisje të policisë në zonat e ashtuquajtura të rrezikshme të qytetit, mbetën të vrarë 25 persona, përfshirë edhe një oficer policie.

Sipas BBC, banorët e Jacarezinho, një nga lagjet e varfra më të mëdha të qytetit, thonë se policia vrau personat që nuk u dorëzuan, e sipas tyre hynë nëpër shtëpitë pa urdhër.

Policia nga ana e saj, e ka mohuar në mënyrë kategorike se ka vepruar në mënyrë të paligjshme.

Media e njohur angleze shkruan se Rio De Jenerio është një nga qytetet më të rrezikshme në Brazil, ku shumë zona të qytetit janë nën kontrollin e bandave.

Në operacionin e djeshëm, u angazhuan sipas raportimeve 200 oficerë policie, e një helikopter, që vrojtonte nga ajri çdo lëvizje të dyshimtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *