Masakra me armë në shkollën fillore në SHBA, 18-vjeçari vret 19 fëmijë dhe 2 mësuese

08:39 25/05/2022

Një sulm me armë në një shkollë fillore në Teksas tronditi Shtetet e Bashkuara. Një person i armatosur vrau 19 nxënës dhe 2 mësues të shkollën e qytezës jugore Uvalte, rreth 100 kilometra larg kufirit me Meksikën. Autori, një 18-vjeçar i cili u qëllua për vdekje nga policia pas ndërhyrjes në shkollë.

Nxënësit e vrarë janë të gjithë të moshave nga 7 deri në 11 vjeç, ndërsa mësueset, rreth të 40-ave. Përmes Twitter, Guvernatori i Teksasit Greg Abot publikoi identitetin e vrasësit, Salvador Ramos. Hetuesit thanë se para ngjarjes, ai plagosi me armë gjyshen e tij në banesën e saj jo shumë larg shkollës dhe më pas u drejtua në vendin e masakrës me një automjet.

Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta. 18-vjeçari njihej si person i vetmuar dhe së fundi punonte në një fast-food. Ai bullizohej se lyente sytë dhe mbante tela dhëmbësh, ndërsa gjyshja e kritikonte që nuk kishte arritur të mbaronte maturën.

Pak orë para krimit, 18-vjeçari kishte postuar armët automatike të përdorura në masakër, ndërsa i kishte dërguar mesazhe të pakuptimta në Instagram ku paralajmëronte diçka, një banoreje të zonës, e cila nuk kishte marrëdhënie me të.

Në një konferencë për shtyp, Presidenti amerikan Joe Biden u bëri sërish thirrje amerikanëve të ngrihen kundër karteleve të mëdha të armatimit, që pengojnë kufizimin e armëve në duart e popullsisë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.