Masakra me gjashtë të vrarë në Greqi, flasin dëshmitarët: U tmerruam. Gjithçka ndodhi shumë shpejt

Përgjaken rrugët në Greqi. Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë në zonën e Artemidës në shtetin fqinj.

Mediat greke raportuan se ngjarja kishte të bënte me një përplasje mes bandave dhe se viktimat janë me origjinë shqiptare. Dëshmitarët kanë treguar momentet e tmerrit për mediat greke.

“U trembëm shumë. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Makina është larguar me shpejtësi marramendëse dhe duhet të ketë pasur shkëmbim zjarri nga të dyja palët. Ishim të tmerruar nuk guxuam të afroheshim në zonë”, ka thënë një nga banorët e zonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts