
18:34 26/09/2022
24 të plagosur, autori i dyshuar qëllon veten
Një person i armatosur ka qëlluar me armë në një shkollë në Rusi duke vrarë 15 persona dhe plagosur 24 të tjerë.
Në mesin e viktimave janë mësues, roje dhe nxënës të kësaj shkolle. Motivi i të shtënave që ndodhën në Izhevsk, kryeqyteti i rajonit Udmurtia, rreth 600 milje në lindje të Moskës, mbetet i paqartë.
Ministria e Brendshme ruse sqaron se autori i dyshuar ka qëlluar më pas veten dhe trupi i tij është gjetur në skenën e krimit të rëndë.
Autoritetet atje shpjegojnë se autori, 34-vjeçari Artem Kazantsev, ish-nxënës i kësaj shkolle, kishte veshur një kapuç dhe një bluzë të zezë me simbole naziste.
E gjithë zona përreth saj është rrethuar dhe personat që ndodheshin aty janë evakuuar.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al