Masakroi gruan dhe vajzën 16-vjeçare, tentoi të vriste dhe djalin, flet fqinja: 57-vjeçarin e gjeta në tokë në një pellg gjaku

Fqinjët e Alessandro Maja, 57-vjeçarit që vrau gruan e tij Stefania Pivetta, vajzën 16-vjeçare Giulia dhe tentoi të vriste djalin Nicolo nuk mund ta kuptojnë se çfarë ndodhi. Ngjarja e rëndë ndodhi në Samarate të provincës së Vareses në Itali. “Një familje e mirë, e qetë, thjesht nuk di çfarë të them”, është ajo që përsëritet nga disa persona në mikrofonat e “Mattino Cinque News”.

“Mamaja ime po largohej për të shkuar në punë si çdo mëngjes. Kishte harruar çelësat e shtëpisë dhe duke zbritur nga makina për t’u kthyer, dëgjoi fqinjin që kërkonte ndihmë. Ai tha ‘i vrava’”, tregon vajza e fqinjit, e cila arriti e para në vendin e krimit dhe rindërton ngjarjen si më poshtë: “I rashë ziles, askush nuk u përgjigj, hyra brenda dhe kur gjeta Alessandron në tokë në një pellg gjaku, thirra ambulancën dhe karabinierët”.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Nuk kam dëgjuar asnjëherë të zihen apo të diskutonin”, – shton një fqinj tjetër.

Alessandro Maja tentoi të shfarosë familjen me goditje çekiçi dhe kaçavida për të shmangur një të ardhme në varfëri, shkruante Corriere della Sera

Burri që vrau gruan dhe vajzën e tij mendoi se kishte vrarë edhe djalin e tij të madh. Ai u tha fqinjëve: “I vrava të gjithë, bastardë”.

Ai kishte plagosur kyçet e duarve dhe barkun dhe kishte djegur një vetull me shkrepëse: një tentativë vetëvrasjeje mjaft e dyshimtë. Ngjarja ka shkaktuar tronditje në opinionin publik italian, teksa mbeten ende mister arsyet e krimit të rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.