Masat bllokuese “frenojnë” Deltën nëpër Europë

18:03 07/12/2021

Omicron shton infektimet javore në gjithë globin

Infektimet me Covid-19 nëpër Europë po japin shenja të dukshme tkurrjeje, teksa në pjesën tjetër të globit një valë e re po jep shenja përhapjeje.

Shifrat e shtatë ditëve të fundit tregojnë se infektimet e reja në janë rritur me 1%, teksa në javën e fundit të Nëntorit, rritja ishte në nivelin 11%. Në drejtim të kundërt ecin shifrat globale, ku rritja e infektimeve, nga 2% në javën pararendëse ka arritur në 8% këtë javë.

Në shtimin e përqindjes globale duket se ka ndikuar pikërisht rritja drastike e rasteve në kontinentin afrikan, veçanërisht në Afrikën e Jugut, origjinën e variantit të ri Omikron që sipas ekspertëve është më ngjitësi deri më tani.

7-ditëshi i fundit shënoi rritje me 160% të infektimeve të reja me COVID në Afrikë. Infektimet e reja po rriten edhe në Amerikën e Veriut me 39%, ku ndikim ka tendenca e re rritëse me të cilën po përballen Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa për Europën, ndikimin kryesor në uljen e rasteve e pati ashpërsimi i masave  në shumicën e vendeve, që deri më tani po ndikon pozitivisht përveçse në frenimin e ritmeve Deltës, por edhe në ndalimin e përhapjes së Omicron-it.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.