Masat e reja anti-COVID në Kosovë: Kush qëndron më shumë se 24 orë jashtë vendit, hyn me test PCR-je në kufi

Masa të reja anti-covid kanë hyrë në fuqi në Kosovë. Shtetaseve të Kosovës iu duhet testi RT-PCR negativ gjatë hyrjes në vend, nëse qëndrojnë gjatë 24 orëve të fundit jashtë shtetit

Kështu tha në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Përjashtim nga pika 4 më lartë, bëjnë qytetarët e Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Kurse, në vendimin e njëjtë thuhet se “Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit”.

Përjashtim nga pika 2 bëjnë personat në vijim:
3.1. Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;
3.2. Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;
3.3. Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;
3.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *