Masat e reja për variantin Omicron, Parisi anulon festimet e Vitit të Ri në Champs Elysee

Parisi ka anuluar fishekzjarrët e Vitit të Ri dhe ngjarje të tjera në Champs Elysees. Kjo në përputhje me masat e reja të qeverisë për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron të koronavirusit.

Kryeministri francez, Jean Castex njoftoi të premten ndalimin e ngjarjeve të mëdha publike dhe fishekzjarrëve për natën e Vitit të Ri dhe rekomandoi që banorët, edhe nëse janë të vaksinuar, të bëjnë një test kundër virusit përpara festave të Vitit të Ri.

Castex tha sot se omicron po përhapet me shpejtësi rrufeje dhe se ka të ngjarë të bëhet dominues në Francë në fillim të vitit të ardhshëm, raporton reuters.
Franca kishte 58,128 raste të reja të infeksionit të premten gjersa kanë vdekur 162 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.