Masat kundër Covid, Italia karantinë totale për Pashkë

10:43 12/03/2021

Qeveria italiane ka marrë sot një vendim për të shtrënguar masat kundër Covid. Sipas mediave në vend mësohet se nga e hëna, datë 15 Mars deri në 6 Prill, në vend do të ketë disa masa shtesë.

Pritet që disa rajone të kalojnë nga ngjyra portokalli në të kuqe, që do të thotë se do të kenë masa më të forta. Por në periudhën e Pashkëve, 3, 4 dhe 5 Prill, vendi do të jetë në një mbyllje totale.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka deklaruar se dhe rajonet e verdha nga 15 Marsi do të kalojnë në regjimin portokalli dhe masat do të jenë më të forta.

Transemtueshmëria në Itali është 1.16 dhe incidenca është 250 raste për 100 mijë banorë. Duke qenë se situata e përhapjes së Covid është e lartë, qeveria ka vendosur që të marrë këto masa pasi pritet që në Pashkë qytetarë të festojnë dhe  mund të ketë përkeqësim të situatës.

Masat e reja parashikojnë që të mbyllen baret dhe restorante, të mbyllen shkolla, parukeritë dhe qendrat e bukurisë. Ndërkohë për masat pas datës 6 Prill, qeveria pritet të publikojë dekrete të tjera se si do të veprohet./tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *