Mashtronin qytetarë për automjete me qira, pranga 29-vjeçarit, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

mashtronin qytetare per automjete me qira pranga 29 vjecarit shpallet ne kerkim bashkepunetori
mashtronin qytetare per automjete me qira pranga 29 vjecarit shpallet ne kerkim bashkepunetori

Mashtronin qytetarë, nëpërmjet një llogarie në Instagram, për automjete me qira, identifikohet, kapet dhe arrestohet 29-vjeçari, si dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij (të afërm të njëri-tjetrit).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, menjëherë pasi një gazetar i emisionit “Piranjat”, ka kallëzuar se nëpërmjet një llogarie në Instagram, që reklamonte automjete me qira, mashtroheshin qytetarë, kanë organizuar punën për të nxjerrë përapara përgjegjësisë penale autorin/ët.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale është identifikuar dhe arrestuar shtetasi Orest Kurtaj, 29 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim kushëriri i tij, shtetasi A.K, 29 vjeç, të dy banues në Koplik.

Këta shtetas iu merrnin para qytetarëve, pasi i mashtronin se do t’iu jepnin me qira, automjete që kishin reklamuar në faqen e tyre në Instagram. Sapo merrnin paratë, shtetasit ndërpritnin komunikimin me klientët, pa ofruar shërbimin për të cilin ishin paguar.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. K. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për vepren penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Policia falënderon gazëtarët e emisionit “Piranjat”, për denoncimin e rastit, si dhe fton ata, median dhe qytetarët që të kallëzojnë çdo paligjshmëri që hasin. Reagimi ndaj autorëve të tyre do të jetë i menjëhershëm dhe me ashpërsinë e ligjit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts