Mashtruesit online vjedhin 500 mijë Dollarë me anë të Google Ads

14:00 04/11/2021

Mashtuesit online kanë gjetur një mënyrë të re për të “peshkuar” para dixhitale, pa përdorur emailin për të vjedhur kriptomonedha me vlerë 500,000 Dollarë, vetëm gjatë fundjavës që kaloi.

Sipas Check Point Research, këta hajdutë online blenë hapësira të Google Ads për faqet e tyre online të cilat imitojnë portofole të njohura si Phantom App dhe MetaMask. Websitet mashtruese kanë URL të ngjashme me origjinalet, të tipit  “phantonn.app”, e ngjashme me origjinalen  “phantom.app”, gjithashtu me dizenjim të ngjashme me autentiken.

Mashtruesit më pas vidhnin fjalëkalimin e viktimës nëse këta të fundit klikonin mbi reklamën dhe shkruanin të dhënat e tyre. Nëse viktima përdorte faqen e rreme për të krijuar një portofol, mashtruesit do të merrnin kodin sekret për të hyrë.

Më pas çdo transfertë parash do të shkonte për hajdutët. Check Point Research shpjegon se Phantom App dhe MetaMask janë disa nga portofolet më të njohura të Solana dhe Ethereum. Me të dhënat e mbledhura rreth gjysmë milioni janë vjedhur vetëm në fundjavë, investimet për person varionin nga 1000 deri në 10,000 Dollarë.

Ekspertët këshilojnë që të shikohen me kujdes URL-të e faqeve online si dhe mos të klikojmë në Google Ads kur bëhet fjalë për të dhëna private dhe për shuma parash.  /tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *