“Maskat e zeza” të Kombinatit: Ne “kriminelet”, kundër Lulzim Bravës dhe deri në vdekje përkrah Sali Berishës









berishaaaaIsh-kryeministri Sali Berisha ka postuar ditën e sotme një fotografi të përkrahësve të tij të degës së Kombinatit në Tiranë. Por ajo që bie në sy është fakti se militantët e PD-së kanë pozuar para hyrjes së godinës së PD-së dhe janë të gjithë me maska të zeza.

Në mesazhin e publikuar nga Sali Berisha, theksohet se “ne deri dje ne ishim rojtarët e votave të PD-së”, ndërkohë që sot “jemi kriminelë”, pasi kanë dal në krah të liderit historik. Në mesazh militantët e Berishës shprehen se janë të gatshëm të japin jetën për të.

“Mesazh nga demokratet e Kombinatit! “Doktor ju pershendes! Jemi nje grup demokratesh nga dega 6 e PD Kombinat. Deri dje ishim mbeshtetes dhe rojtar te votes se Partise Demokratike dhe Lulzim Bashes.

Sot per ate ne jemi ”kriminel“ i kujtojme Lul Braves se ate qe kemi bere per ju do ta bejme shumefish dhe sa te kemi jete per Partine Demokratike dhe Sali Berishen. Rrofte Partia Demokratike”

Mirenjohje te pakufishme demokrateve te Deges 6 dhe te mbare Shqipërisë”, thuhet në mesazhin e Sali Berishës.

Berisha maskat e zeza

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.