“Mate mirë gojën kur flet, horr, bandit!”- Basha replikon ashpër me Shalsin në Parlament/ Deputeti i PS: Trashja jote e zërit mund të trembi ndonjë laraskë!








Replika të ashpra janë shkëmbyer sot në sallën e Kuvendit mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetit të PS Eduard Shalsi.

Basha e quajti Shalsin një fundërrinë që duhet të ishte në burg bashkë me gjysmën e mazhorancës, që sipas kryedemokratit politikën e kanë zanat për t’u pasuruar dhe jo mision.

Ndërsa deputeti socialist tha se Basha nuk e ka kuptuar sa i dobët është dhe që trashja e tij e zërit mund të tremb veç ndonjë laraskë.

REPLIKAT

Shalsi: Keni një zakon të keq, e bëni dhe në komisione, nuk dëgjoni dhe nuk mësoni ndaj jeni katandisur në këtë gjendje.

Basha: Pusho more, ti po flet për katandisje? O plehrë! Kujt i flet kështu ti more?! Plehrë!

Shalsi:  Shihni shembullin. Shini shembullin.

Basha: Mos qesh shumë se ta kërcas kokën… Maskara!

Shalsi: Nëse mendoni që do t’ju shërbejë…

Basha: Mate mirë gojën kur flet, fundërrinë.

Nikolla: Zoti Basha, ruani etikën ju tërheq vërejtje për mungesë etike.

Shalsi: Ndjej keqardhje për ju…Nuk e kuptuar kurrë sa i dobët je, trashja jote e zërit mund të trembi ndonjë laraskë…Ta kuptoj hallin por nuk ta qaj.

Lulzim Basha: O plehrë, u bërë ti të bësh moral. Hajdut! Gjysma juaj duhet të ishte në burg. O fundërrinë… Maskara. Pis. Jeni një tufë plehrash këtu, bëni dërr dërr dërr.

Shalsi: Je i pafuqishëm për të debatuar.

Basha: Jeni një tufë horrash dhe banditësh. Koha juaj ka filluar të mbarojë, i gjithë llumi i tranzicionit, edhe ti.

Shalsi: E di pse qesh, ke 16 vjet në politikë dhe nuk ke mësuar asgjë. Mendon se do mbijetosh në politike me këtë stil të foluri.

Basha: Ti e ke politikën zanat për t’u pasuruar, unë e kam mision.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *