“Matjanëve u ka ardhur në majë të hundës”, ish-deputetja e PD: Në 25 Prill me votën tonë të sigurojmë 4 mandate për PD dhe t’i hapim rrugën ndryshimit

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi thotë se qytetarët matjanë qoftë demokratë, apo socialistë janë të lodhur nga qeverisja e Edi Ramës.

dhurata

Në një postim në facebook, Çupi shkruan se varfëria, papunësia, ikja nga Mati janë problemet kryesore që ngrenë të gjithë matjanët.

Teksa i kërkoi votën për të siguruar katër mandate të PD-së në Mat, Çupi premton se me ardhjen në pushtet të forcës politike që ajo përfaqëson do t’i hapet rrugë ndryshimit.

Postimi i plotë:

Demokratë a socialistë qofshin, matjanëve u ka ardhur në majë të hundës qeverisja e Edi Ramës. “Këta mendojnë vetëm me mbush xhepat e vet, kurse ne mezi shtyjmë muajin”, më thanë sot me dhjetëra banorë të Matit, të cilët i takova rastësisht në rrugë apo në kafe.

Varfëria, papunësia, ikja nga Mati janë problemet kryesore që ngrenë të gjithë. “Ne i kemi shpresat se do të ndryshojë në 25 Prill, përndryshe jemi të mbaruar”- janë fjalët që dëgjon prej kujtdo që takon. Nga një anë, është për të ardhur keq për dëmin e jashtëzakonshëm që pësuam këto 8 vjet, por, nga ana tjetër, më vjen shumë mirë që njerëzit na besojnë ne.

📌Në 25 Prill me votën tonë të sigurojmë 4 mandate për PD dhe t’i hapim rrugën ndryshimit.

💙 Voto 9, Voto PD!

#MatiFiton

#ShqiperiaFiton

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *