Mattarella: BE -së i duhet një politikë e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë

13:43 05/09/2021

Presidenti italian vlerësoi punën e bërë ndaj Pandemisë

Për presidentin e Republikës italian, Sergio Matarella, BE -ja ka reaguar në kohë  ndaj pandemisë dhe pasojave të saj ekonomike dhe sociale. “Bashkimi Evropian, përballë pandemisë  dhe pasojave ekonomike dhe sociale të saj , ka demonstruar një kapacitet reagimi efektiv dhe në kohë.”

Por sipas tij Bashkimit Evropian i duhet një politikë e jashtme e përbashkët si dhe e sigurisë. Matarella u shpreh se duhet të ketë një angazhim më të madh të BE -së përsa i përket  kauzës së  paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

“Një angazhim analog duhet të përqendrohet tashmë në kontributin e Bashkimit Evropian në kauzën e paqes, zhvillimit, sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar. Globalizimi i tregjeve nënkupton që ai ndodh në të njëjtën kohë me përhapjen e të drejtave, në mënyrë që të arrihet plotësisht dinjiteti i njerëzve në çdo cep të botës. Prandaj ekziston nevoja për një politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë”.

Sipas presidentit italian rimëkëmbja ekonomike dhe financiare do të jetë e paplotë pa një rritje politike të Evropës veçanërisht në fushën e politikës së jashtme dhe atë të  mbrojtjes.

Mesazhin e tij ai e përcolli në forumin  Ambroseti, një konferencë ndërkombëtare ekonomike e cila mbledh çdo vit krerët e shteteve, ministrat, dhe biznesmenët për të diskutuar për sfidat aktuale ndaj ekonomive dhe shoqërive të botës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *