Matthew Perry: Friends i sollën famën, por nuk ia mposhtën “demonët” personalë

matthew perry friends i sollen famen por nuk ia mposhten demonet personale
matthew perry friends i sollen famen por nuk ia mposhten demonet personale

21:57 29/10/2023

Teksa në ekran bënte për të qeshur me miliona njerëz në mbarë botën, Matthew Perry ishte i mbyllur në një cikël të dhimbshëm varësie dhe një betejë me ‘demonët’ që buronin nga një fëmijëri e dëmtuar.

Në 1986-n, pasi u shpërngul në Los Angeles, Matthew Perry ishte i bindur se fama do t’ia largonte të gjitha problemet.

“E lakmoja famën më shumë se çdo njeri në këtë planet”, shkruante ai në librin biografik vitin e shkuar. “E kisha të nevojshme. Ishte e vetmja gjë që mund të më rregullonte. Isha i sigurt për këtë”.

Perry do ta realizonte ëndrrën e tij, duke u bërë një prej 6 yjeve të serialit më të dashur të 30 viteve të fundit: Friends.

matthew perry friends i sollen famen por nuk ia mposhten demonet personale

Por pavarësisht famës e parave, pas kuintave, përpjekjet e Perry-t për të mbajtur në shina jetën personale dhe shëndetin vijonin.

Në autobiografinë e tij, pasiguritë ashtu sikurse talentin prej komiku, Perry e lidhte me fëmijërinë, atëherë kur prindërit iu ndanë e ai ndihej sikur e kishin braktisur të dy.

Nëna e tij, një mbretëreshë e bukurisë në Kanada, u bë gazetare dhe shërbeu si zëdhënëse shtypi për kryeministrin Pierre Trudeau. Babai i tij ishte një aktor amerikan. Pjesën më të madhe të fëmijërisë Perry e kaloi në Ottawa të Kanadasë, por ai tregonte se kishte qenë i mbyllur, pasi për shkak të punës së nënës së tij, pjesën më të madhe të kohës e kalonte vetëm.

“Rrjedhimisht mësova si të isha gazmor, i shkathët, sepse duhet ta bëja”, rrëfente Perry.

Nëna e tij kishte një punë stresuese, “dhe kur unë bëja humor kishte tendencën që të qetësohej. Ajo gatuante, uleshim bashkë në tavolinë për të ngrënë dhe më dëgjonte, sigurisht pasi e kisha dëgjuar unë më parë”.

Sa i takon të atit, “fytyrën e tij e shihja më shpesh në TV apo revista, sesa në realitet”, shkruante Perry.

Kur ishte 10 vjeç, nisi të kishte sjellje të keqe; vidhte para, pinte duhan, ra në mësime dhe dikur nisi të rrihte shokët e shkollës, mes tyre edhe djalin e Trudeau, Justin, kryeministrin aktual të Kanadasë.

Për herë të parë piu alkool kur ishte 13 vjeç dhe thellë vetes, ai thoshte se ishte i vendosur për të mos lënë askënd afër, që të kuptonte ndjenjën e braktisjes.

matthew perry friends i sollen famen por nuk ia mposhten demonet personale 1

Yll në tenis

Kur u zhvendos në Los Angeles për të jetuar me të atin, në moshën 15-vjeçare, dukej se do t’i futej karrierës si tenist, duke qenë se në Kanada kishte qenë ndër më të mirët e moshës së tij.

Por konkurrenca ishte e fortë në Kaliforni ndaj ia hodhi sytë aktrimit. Fillimisht u shfaq në role dytësore në seriale si Charles in Charge dhe Growing Pains në 1980, më pas pati role kryesore në serialin Sydney në 1990-n dhe në Home Free në 1993-n.

Kur i erdhi skenari për një serial të ri, të quajtur Friends Like Us, Perry e pa menjëherë veten në të.

“Kur e lexova skenarin, ishte sikur dikush të më kishte ndjekur për një vit kudo, duke më vjedhur batutat, duke më kopjuar sjelljen, duke fotokopjuar mënyrën si e shihja botën”, shprehej Perry.

“Ishte një karakter në veçanti që më tërhoqi. Nuk është se mendoja që mund ta luaj Chandler. Unë isha Chandler”.

Aktori ishte zgjedhja e parë për të luajtur Chandler, në serialin që në fund u quajt vetëm Friends. Matthew Perry ishte aktori i fundit dhe më i riu që iu bashkua aktorëve kryesorë. 

Ishte menjëherë i sigurt se do të ishte i suksesshëm. Kur takoi për herë të parë krijuesen e show-t, Marta Kauffman, “e dija në atë moment sa e madhe do të ishte gjithçka”.

Dhe kishte të drejtë. Seriali u shndërrua në hit dhe fama që kërkonte kaq shumë erdhi. Por nuk ia largoi problemet.

matthew perry friends i sollen famen por nuk ia mposhten demonet personale 2

Aniston e përballi

Të bësh show të tillë mund të jetë e dhimbshme, shprehej Perry. “Më dukej sikur do vdisja nëse audienca që kishim live nuk do qeshte dhe sigurisht kjo s’është e shëndetshme, por ndonjëherë thoja një fjali dhe ata nuk qeshnin dhe unë djersija dhe sikletosesha”.

“Nëse nuk merrja të qeshurën që presupozohej të merrja, më kapte paniku. Ndjehesha kështu çdo natë. Presioni më vuri në një pozitë të keqe”.

Nisi të pinte më shumë me shpresën që vodka do të rregullonte gjërat që nuk ia doli dot fama.

Në një pikë, ishte kaq keq, sa Jennifer Aniston e përballi. Aktori tregonte: “Mund ta ndjejmë erën”, tha ajo, në një mënyrë të çuditshme, por me dashuri. Fakti që e tha në shumës “ne”, më goditi si çekan”.

Perry tregoi më tej se aktorët e tij kolegë e mbështetën pafund. Tentativat për t’u rikuperuar nuk ishin të lehta. Për disa kohë ishte në rehabilitim. Në vitin 1997 një aksident me xhet ski bëri që të krijonte varësi nga një ilaç për dhimbjet të quajtur Vicodin. Kishte probleme me alkoolin, metadonin, amfetaminën dhe në 2000-n u shtrua në spital për pankreatitin.

matthew perry friends i sollen famen por nuk ia mposhten demonet personale 3

Teksa fliste për BBC Radio 2, aktori u shpreh se nuk i mbante mend xhirimet e 3 viteve të Friends. “Nuk isha diku mes sezoneve 3 dhe 6”, rrëfeu Perry.

Pas shumë përpjekjeve të tjera për t’u trajtuar, në biografinë e tij shkruante se kishte qenë pjesën më të madhe esëll, që prej vitit 2001.

Kur Friends mbërritën në episodin e tyre të fundit, 3 vjet më vonë, stafi dhe publiku ishin në lot. Perry tha se nuk ndjente asgjë. “Nuk di të them nëse e kisha nga droga që po merrja, apo se përbrenda kisha vdekur”.

Pas një suksesi kaq të madh, për kastin e aktorëve nuk qe e lehtë që të përsërisnin të njëjtin sukses. Megjithatë, Perry vijoi të ishte aktiv në seriale e filma, ndërsa n 2016-n vuri në skenë edhe një vepër të shkruar prej tij.

Perry nuk e gjeti kurrë dashurinë jetëgjatë dhe iu shmang përkushtimit në një marrëdhënie.

matthew perry friends i sollen famen por nuk ia mposhten demonet personale 4

“Kam nevojë për dashuri, por nuk kam besim tek ajo”

Në fillim në Friends u marros pas Aniston, por ato ndjenja u shuan, kryesisht sepse ajo nuk kishte interes.

Më pas u lidh me Julia Roberts, pasi kjo e fundit u shfaq në show. Por pasiguritë e Perry-t nuk ishin shumë larg sipërfaqes dhe ai pranoi se ishte i bindur gjatë gjithë kohës që ajo do e linte.

“Pse mos e bënte? Nuk isha mjaftueshëm, nuk mund të isha kurrë; isha i thyer, i lëkundur, njeri që s’mund ta duash. Kështu që në vend se të përballesha me agoninë e pashmangshme që ta humbisja, u ndava me të bukurën dhe të mrekullueshmen Julia Roberts” .

Nuk munguan lidhjet e tjera, por Perry shprehej se e kishte të vështirë që t’i linte të tjerët në jetën e tij. “Kam nevojë për dashuri, por nuk kam besim tek ajo. Nëse heq dora nga loja ime si Chandler dhe tregoj se kush jam në të vërtetë, mund të më vesh re. Por më keq akoma, mund të më vesh re dhe të më lesh. Dhe unë s’mund ta përballoj këtë”.

matthew perry friends i sollen famen por nuk ia mposhten demonet personale 5

2 javë në koma

Problemet e tij të shëndetit arritën pikën kritike në 2018-n. I ‘shpërtheu’ zorra e trashë për shkak të abuzimit me opiumin dhe iu nënshtrua një operacioni 7 orësh. Iu dha vetëm 2 përqind shanse për të mbijetuar natën e parë. Ia doli, por 2 javët që pasuan i kaloi në koma.

“S’kisha bërë gjë tjetër veçse kisha vrarë veten”, shkruajti aktori më vonë. “Nuk kisha qenë kurrë njeriu i festave. Marrja e gjithë atyre drogave, dhe ishin shumë, ishte vetëm një përpjekje e dëshpëruar për t’u ndjerë më mirë”.

Në biografinë e tij, Perry tregonte sesi kishte harxhuar në total 7 milionë dollarë në përpjekje për t’u bërë esëll, kishte marrë pjesë në 6 mijë takime të të alkoolizuarve anonimë, ishte shkruar 15 herë në qendër rehabilitimi dhe kishte shkuar në terapi, 2 herë në javë, për 30 vjet.

matthew perry friends i sollen famen por nuk ia mposhten demonet personale 6

Ishte një çmim i lartë për pagisuritë e rrënjosura thellë që nuk u rregulluan as nga fama e madhe, megjithatë ai e përdori po ashtu eksperiencën e tij personale për të mbështetur njerëzit me varësi.

Ai e shndërroi rezidencën e tij me vlerë 10 milionë dollarë në Malibu në Perry House, një vend për të jetuar për ata që ishin esëll, në vitin 2012. Projekti u vlerësua me çmim nga Shtëpia e Bardhë vitin që pasoi. E shiti 2 vjet më vonë, por tha se ishte ende i përkushtuar për të ndihmuar ata që po rikuproheshin nga alkooli.

Matthew Perry do të mbahet mend gjatë nga fansat e Friends, ku ai i shfaqte të dyja anët e tij, si pasiguritë ashtu sikurse talentin brilant komik.

Burimi: BBC

Përktheu & përshtati: tvklan.al




matthew perry friends i sollen famen por nuk ia mposhten demonet personale

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts