Matura Shtetërore, sot provimi i fundit i lëndës me zgjedhje

matura shteterore sot provimi i fundit i lendes me zgjedhje
matura shteterore sot provimi i fundit i lendes me zgjedhje

Rreth 33 mijë maturantë zhvillojnë sot provimin e fundit të Maturës Shtetërore, atë të lëndës me zgjedhje.

Provimi i lëndës me zgjedhje nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30.

Këtë vit për herë të parë MAS ka hartuar teste të veçanta për rreth 170 nxënës me aftësi ndryshe.

Në 1 qershor maturantët kryen provimin e gjuhës së huaj, më 7 qershor gjuhën shqipe dhe letërsinë dhe më 13 qershor matematikën.

Deri tani kanë dalë rezultatet e provimit të gjuhës së huaj, ku kalueshmëria është 96 % dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24 % e maturantëve, si dhe rezultatet e gjuhës shqipe dhe letërsisë ku kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts