Maturë në kohë lufte

13:24 10/06/2022

Maturantët ukrainas kanë festuar në qytetin Kharkiv

Festa e maturës është një event që mbahet mend gjithë jetën. Pas përfundimit të etheve të provimeve, të rinjtë festojnë ditën e tyre të fundit së bashku pasi aty rrugët e tyre ndahen.

Kështu duhet të ndodhte edhe për këta të rinj ukrainas por teksa vendi ndodhet në luftë kjo ditë e shënuar në jetën e tyre po festohet në kushte asapak të zakonta.

Nxënësit e një shkolle më qytetin e Kharkivit dhuruan një shfaqje kërcimi përpara rrënojave të shkollës së tyre që u shkatërrua nga luftimet midis forcave ukrainase dhe ruse në Shkurt. Të veshura me fustane, vajzat të shoqëruara nga shokët e klasës performuan nën ritmet e këngës të njohur ukrainase “Mriya” nga këngëtari Jerry Heil.

Një video e performancës së tyre është shpërndarë në rrjetet sociale duke marrë mijëra shikime. ëKëtyre studentëve iu desh të përfundonin vitin shkollor duke ndjekur mësimin online nga shtëpia.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts