“Maxhoranca nuk e shkarkon dot Presidentin”, Bujar Nishani: S’ka fakte që Meta ka shkelur ligjin






Ish-presidenti Bujar Nishani pohoi se maxhoranca nuk mund të shkarkojë dot pasardhësin e tij, Ilir Meta.

bujar-nishani-770x433

I ftuar në ‘Frontline’ të Marsela Karapanços, Nishani tha se nuk ka fakte dhe prova që Meta të ketë shkelur ligjin apo Kushtetutën.

Mes të tjerash ai theksoi se e vetmja që mund ta shkarkojë presidentin është Gjykata Kushtetuese.

E kam shprehur dhe herë të tjera. Unë nuk mund të bëjë komente të detajuara pasi në këtë çështje kam rekordet e mia si president. Kam qenë president i Republikës në 2 palë zgjedhje. E kam parë të gjithë lëvizjen e maxhorancës si sjellje jo dinjitoze. Parlamenti se shkarkon dot presidentin e Republikës, pasi është Gjykata Kushtetuese ajo që e shkarkon. S’ka fakte e prova që presidenti të ketë shkelur Kushtetutën dhe ligjin. Maxhoranca ka të drejtë kur të vijë momenti për zgjedhjen e presidentit mos të zgjedhë atë. Por nuk mund ta shkarkojë”, tha Nishani.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *