“Mazhoranca po abuzon me heshtjen e Perëndimorëve”, Genc Burimi: Janë në kurth, Rama do të tërhiqet për komisionet hetimore

mazhoranca po abuzon me heshtjen e perendimoreve genc burimi jane ne kurth rama do te terhiqet per komisionet hetimore
mazhoranca po abuzon me heshtjen e perendimoreve genc burimi jane ne kurth rama do te terhiqet per komisionet hetimore

Analisti Genc Burimi, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24 ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur më konkretisht te veprimet e fundit të opozitës.

Burimi u shpreh se lidhur me çështjen e komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, së shpejti do të ketë një ndërmjetësim nga ndërkombëtarët, për të cilët nuk qëndron më argumenti i “non-gratës” së Berishës, pasi Gazment Bardhi është pjesë e grupimit të tij po ashtu.

Sipas tij mazhoranca ka penguar komisionet hetimore pasi po “abuzon” me heshtjen e perëndimorëve për problemet e brendshme në vend. Ai shtoi se megjithatë evropianët nuk mund të tolerojnë që kryeministri Rama dhe mazhoranca të mos respektojnë jetën parlamentare në vend.

[embedded content]

Burimi tha më tej se mazhoranca tani është në kurth pasi pamjet e fundit të parlamentit janë një imazh i keq për Evropën, dhe se Rama do të tërhiqet për komisionet hetimore përfundimisht.

“Jemi fill pas publikimit të dhimbshëm për mazhorancën lidhur me zgjedhjet e 14 majit nga OSBE. Ka një lumë kritikash nga OSBE që duhen adresuar përmes një reforme zgjedhore. Deri tani u tha që ndërkombëtarët nuk flisnin me non-gratat, por Gazment Bardhi është aty dhe ky argument nuk qëndron më.

35 deputetë kanë të drejtë për të ngritur komisione hetimore sot. Janë nxjerrë firmat dhe nuk thirret komisioni. Bardhi tha sot se u ka dërguar letër ambasadorëve, do ketë një ndërmjetësim me ndërkombëtarët. Nuk mund të jepen fonde për Shqipërinë kur parlamenti është i bllokuar. Duhet një rikthim në jetën normale parlamentare, më pas opozita mund të kalojë te hapat e tjerë.

Mazhoranca i pengon këto komisione hetimore, pasi po abuzohet nga heshtja e perëndimorëve. Ajka e kontinentit evropian erdhi 2 herë në Tiranë dhe asnjëherë këta evropianë nuk bënë asnjë kritikë. Kështu Rama e përktheu që këta nuk pyesin non-gratën, por evropianët nuk mund ta lejojnë që ai të mos respektojë jetën parlamentare.

Parlamenti do çojë sinjale negative në Evropë në një moment që Evropa nuk ka nevojë për këto budallallëqe. Mazhoranca është në kurth tani. Rama ka për t’u tërhequr, unë jam gati të vendos bast, sepse e drejta nuk është me të. Këto pamje nga parlamenti janë një kosto për Ramën”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts