Mazhoranca rrëzon kandidaturën e opozitës për anëtarin mbikëqyrës së BSH: Nuk plotëson kushtet ligjore









mateo spaho

Komisioni i Ekonimisë ka rrëzuar propozimin e opozitës për kandidaturën e Mateo Spahos, për anëtar të këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Rezultatet e votimit i bëri të ditura nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, e cila tha se propozimi u rrëzua me 10 vota pro dhe 6 kundër. Sipas saj, Spaho nuk plotëson kushtet ligjore për në Bankën e Shqipërisë.

“Komisioni i Ekonomisë lidhur me propozimin e kryetari të grupit parlamentar të PD ka vijuar mbledhjen me dëgjesën e kandidaturës që u propozua dhe sipas raportit  me 10 vota dhe 6 kundër komisioni vendosi se kandidatura e Mateo Spaho nuk plotëson kriteret ligjore të parashikuara në ligjin për BSH dhe ky raporti i është përcjellë seancës plenare”, u shpreh nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.