Mazhoranca tërhiqet nga mbledhjet online/ Taulant Balla: Javën që vjen do t’i propozojmë Konferencës së Kryetarëve që Komisionet të zhvillohen fizikisht, por…Ja thirrja për deputetët e opozitës





Duket se javën e ardhshme do të marrin fund mbledhjet online në Komisionet Parlamentare. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat u shpreh se  do ti propozohet Konferencës së Kryetarëve që këto komisione të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve.

balla

Por sipas Ballës, kushti është që deputetët të jenë plotësisht të vaksinuar dhe të ruajnë distancën, ose në rast te mos vaksinimit te paraqesin nje test negative anticovid.

“Të gjithë deputetët kanë kryer pjesa më e madhe të dyja dozat e vaksinave, edhe ata që nuk e kanë bërë janë brenda afatit.

Duke filluar nga java tjetër në do ti propozojmë konferencës së kryetarëve duke respektuar distancën, dhe çdo deputetët duhet të vetëdeklaroje certifikatën vaksinimit.

Koha që u fitua gjatë kësaj jave ishte për shkak se axhenda parlamentare ishte e tillë që të kërkonte mirëkuptim nga ana e PD. Unë e kuptoj që hallet brenda në shtëpi i shtyjnë që të krijojnë problematika të panevojshme. Praktika e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve online është një praktike që për raste të caktuara do të vijoj, sa kohë kur çështjet nuk janë të ndonjë rëndësie të madhe.

Për të konkluduar do ti bëja thirrje shpirtrave të trazuar në PD që kjo është një çështje që është e qartë. I bëj thirrje deputetëve, atyre që ende nuk e kanë kryer vaksinimin me dy doza, sepse mendoj se edhe Shqipëria shumë shpejt do të shkojë tek doza e tretë dhe besoj se javës tjetër konferenca e kryetarëve do ti japë dritën jeshile mbajtjes së komisioneve në mënyrë tradicionale”, u shpreh Balla.

Prej dy ditësh mbledhjet e Komisioneve Parlamentare kane deshtuar, pasi mazhoranca i zhvillon ato online. Kjo eshte kundershtuar ne menyre sistematike nga opozita, e cila ka qene e pranishme fizikisht, por nuk i eshte dhene fjala.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *