Mbahet mbledhja e parë e qeverisë në Francë

20:42 12/01/2024

Presidenti francez Emmanuel Macron drejtoi këtë të Premte takimin e parë të qeverisë së saporiorganizuar me kryeministrin Gabriel Attal. Mbledhja zgjati vetëm 30, gjatë të cilës anëtarët e kabinetit të ri bënë një prezantim të shkurtër axhendave të tyre.

Jo vetëm kryeministri, por edhe ministri i ri i Jashtëm, Stefan Sezhurne është më i riu në moshë në historinë e kësaj ministrie, e po ashtu si shefi i kabinetit është pjesë e komunitetit LGBTQIa+.

Sezhurn është 38-vjeç, ndërsa shquhet në postet e larta të Partisë së Rilindjes, siç quhet së fundi partia e presidentit Macron, ka pasur një qasje mbështetëse për emigrantët pa dokumente. Një nga planet e tij ka qenë pajisja e tyre me dokumente për t’u përfshirë sa më shpejt në tregun e punës, që ka aq shumë nevojë për ta.

Numri i ministrave në kabinetin e ri është reduktuar në 11, 6 më pak se në atë të pararendëses Elizabet Born. Shumica e ministrave kryesorë mbeten në pozitë, me Gerald Darmanin si ministër i Brendshëm, Bruno Le Maire të cilit i është besuar Financat dhe Eric Dupond-Moretti si ministër i Drejtësisë.

Tv Klan


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts