Mbahet sot gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”, bllokohen prej orës 08:00 disa akse rrugore, ja si do kryhet qarkullimi (Harta)

Pas dy eventeve të mëparshme shumë të suksesshme, ‘Tiranathlon’ rikthehet këtë të diel për të tretin vit radhazi. Ky event i madh sportiv, që përkon edhe me titullin Tirana Qyteti Europian i Sportit, bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap. Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Ambasadën Greke dhe Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Bashkia e Tiranës informon qytetarët për kufizimin e qarkullimit të automjeteve ditën e Diel, datë 28.05.2023, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

1. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të aktivitetit sportiv “Tiranathlon”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, ditën e Diel, datë 28.05.2023, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:
– Rruga e “Tuneleve”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Daxhit” deri te kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit),

– Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Shaqir Palushi”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”),

– Rruga “Diga e Liqenit”,(duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqenit”),

– Rruga “Panorama e Liqenit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”).

– Rruga interurbane kryesore (TEG – Ura Shkozë)
– Blv Zhan D’Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë – pallati me shigjeta).

2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
a. Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon në njërin drejtim në “sheshin ËiIIson” tjetri në qendër.
b. Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.
c. Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër’ pezullohet përkohësisht.

d. Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – TEG devijon te rrethrotullimi “Ekonomikut”.

e. Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” devijon në qendër.
f. Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.
g. Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës” dhe ne qendër.
h. Linja Nr. 14 “Unaza” pezullohet përkohësisht.

i. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts