Mbahet sot në Athinë Samiti Euromesdhetar, e pranishme Von der Leyen, Macron dhe 7 liderë të tjerë të Evropës

Mbahet sot në Athinë Samiti Euromesdhetar (EUMED 9), ku merr pjesë për herë të parë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der leyen.

Të pranishëm në Samit janë edhe 8 liderë të Evropës Jugore, konkretisht Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ai i Spanjës, Pedro Sanchez, i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, i Maltës, Robert Abeda, i Sllovenisë, Janez Jansa, Presidenti i Qipros, Nikos Anastasiadis, si dhe ministri i Jashtëm i Portugalisë, Augusto Santos Silva.

Mësohet se Samiti ka në agjendë çështjet dhe sfidat e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit, kriza të mundshme si emigracioni, pas zhvillimeve të fundit në Afganistan, si dhe pasojat e Ndryshimit Klimaterik, që ka prekur tashmë të gjithë Europën Jugore Mesdhetare. Liderët, që do të ndodhen sot në Athinë, do të kenë takime me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, ndërsa Samiti zhvillon punimet në qendrën kulturore “Stavros Niarchos”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *