Mbahet takimi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë

16:38 03/03/2022

Këshilltari i Presidentit ukrainas, Mykhaylo Podolyak, ka njoftuar se kanë rinisur bisedimet me përfaqësuesit rusë në Bjellorusi. Ky është raundi i dytë i takimeve mes palëve.

Ai ka njoftuar se janë të paktën 3 çështje kryesore në axhendën e bisedimeve ditën e sotme.

Ukraina kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe korridore humanitare për evakuimin e civilëve nga qytetet dhe fshatrat e shkatërruar ose të bombarduar në mënyrë konstante. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts