Mbajti meshën e përbashkët me Papa Françeskun, infektohet me COVID Peshkopi i Kishës sllovake. Rritet frika në Vatikan

Kryepeshkopi katolik-grek, i Presov në Sllovaki, Jan Babjak, që ka mbajtur meshën me Papa Françeskun një javë më parë, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe aktualisht ndodhet në karantinë.

Babjak, është i vaksinuar me të dyja dozat dhe për fat të mirë deri më tani ka paraqitur simptoma të lehta të sëmundjes. Kryepeshkopata e Presovit ka njoftuar Vatikanin në lidhje me këtë zhvillim.

Kryepeshkopi Babjak, 67 vjeç, nisi të shfaqë simptomat e para të sëmundjes të premten e kaluar. Ai besohet se është infektuar pas kontaktit me një peshkop grek, i cili gjithashtu rezultoi pozitiv me virusin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *