Mbajti një simbol lufte në podiumin e Kupës së Botës, gjimnasti rus nuk pendohet

20:21 08/03/2022

Gjimnasti rus, Ivan Kuliak ka thënë se nuk i vjen keq që ka mbajtur një simbol në mbështetje të pushtimit të Ukrainës në podium pas një gare të Kupës së Botës në Doha të shtunën. Kuliak bashkangjiti shkronjën ‘Z’ në gjoks përpara se të merrte medaljen e tij bronztë në garën e fituar nga Illia Kovtun i Ukrainës. Kjo shkronjë është parë në tanket ruse dhe është konsideruar si një shenjë e mbështetjes për pushtimin.

Veprimi i 20-vjeçarit u dënua si ‘veprim shokues’ nga Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës (FIG), e cila i ka kërkuar Fondacionit të saj të Etikës në Gjimnastikë që të nisë një hetim.

Por Kuliak, i cili përballet me mundësinë e një hetimi nuk u pendua duke thënë në televizionet ruse sot:

Nëse do të kishte një shans të dytë dhe do të kisha një zgjedhje për të dalë në podium me shkronjën “Z” në gjoks apo jo, unë do të bëja të njëjtën gjë. E pashë atë në tanket e ushtrisë tonë dhe zbulova se çfarë do të thotë ky symbol: “Për fitore” dhe “për paqe”. Unë thjesht doja të tregoja pozicionin tim.

Si një sportist, unë gjithmonë do të luftoj për fitore dhe do të luaj për paqen, tha ai.

Para ngjarjes në Doha, FIG kishte njoftuar se të gjithë gjimnastët dhe zyrtarët rusë nuk do të marrin pjesë në ngjarjet ndërkombëtare nga 7 Marsi deri në njoftimin e mëtejshëm në përputhje me sanksionet sportive globale kundër Rusisë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *