Mbajtja e maskës në Britani, zgjedhje personale

21:20 04/07/2021

Mbajtja e maskës në Angli tanimë do të jetë një zgjedhje personale e secilit. Sekretari për Strehimin dhe Qeverisjen Lokale, Robert Jenrick është shprehur se njerëzit janë të lirë të zgjedhin nëse duan të mbajnë maskë ose jo dhe këtë herë nuk do të jetë qeveria që do të vendosë.

Kufizimet e bllokimit do të hiqen më 19 Korrik nën udhërrëfyesin e qeverisë dhe kryeministri Boris Johnson do të përcaktojë detaje rreth fazës përfundimtare të lehtësimit në Angli në ditët e ardhshme.

“Unë nuk dua veçanërisht të mbaj një maskë, mendoj se shumë njerëz nuk kënaqen ta bëjnë këtë këto do të jenë çështje të zgjedhjes personale. Tani mund të shkojmë përpara dhe të kalojmë në një regjim shumë më lejues. Ne do të duhet të sigurojmë që çdo i rritur të vaksinohet dyfish, sepse ky është çelësi për të mbajtur nën kontroll virusin ndërsa kalojmë në vjeshtë dhe dimër”.

Johnson kishte shpresuar të hiqte kufizimet përfundimtare në Qershor, por plani i tij u shty nga rastet në rritje të koronavirusit, të nxitur kryesisht nga varianti më i transmetueshëm Delta. Ai tha javën e kaluar se megjithëse programi i vaksinimit në Britani edhe pse është i suksesshëm disa masa paraprake mund të duhet të mbeten përtej 19 korrikut. 

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *