Mban gjallë shpresat e Milanit për kualifikim, Mesias në lot: Ndeshja e karrierës, këtë histori e ka shkruar Zoti









Kur mbërrinte te Milani e konsideronte momentin më të rëndësishëm të karrierës, por që nga dje me siguri që ka ndryshuar pak mendim. Zhunior Mesias është shpëtimtari, të paktën për momentin, i kuqezinjve në këtë edicion të Ligës së Kampioneve. 30-vjeçari është intervistuar nga televizioni i klubit duke dhënë versionin e tij të mbrëmjes.

MESIAS 1

E kishit ëndërruar kështu ndeshjen e parë në Champions?

Jam tepër i lumtur, sidomos për fitoren e cila shkon përtej golit tim të parë në debutimin në Champions. Erdhi si me porosi sepse kishim dhe kisha shumë nevojë.(qan).

Përse këta lot?

Vija nga një moment i vështirë sepse u dëmtova dy herë radhazi. Kishte shumë rëndësi për ne që të fitonim në Madrid. Fatmirësisht jemi ende në garë e tani duhet të luajmë për gjithçka në ndeshjen e fundit me Liverpulin.

Si lindi ky gol?

Thjesht instikt. E ndoqa aksionin dhe e dërgova topin në rrjetë me shumë qetësi. Kur je i qetë mund të bësh gjëra të mëdha e kjo që më ndodhi është pa dyshim më e rëndësishmja në karrierë. Sidoqoftë, përulësia është shumë e rëndësishme. Nuk duhet të ekzaltohem nga përgëzimet e as të mërzitem nga kritikat.

Cilat janë emocionet në këto momente?

Më vinte të qaja që kur shënova sepse më erdhën ndërmend të gjitha momentet e vështira që kam kaluar në muajt e fundit. Mendova për Zotin dhe të gjithë historinë time të cilën ai e ka shkruar për mua.

Keni ndonjë dedikim të veçantë?

Është për familjen time në Brazil, për shokët dhe për këdo që besoi tek unë.

Çfarë prisni ndaj Liverpulit?

Duhet të jemi të përulur sepse dihet që do të jetë shumë e vështirë. Nevojitet një ndeshje si kjo e sotmja në aspektin e përqendrimit dhe dëshirës. Ndaj Atletikos nuk është e lehtë kurrë, por ne bëmë një ndeshje të madhe që nga minuta e parë e deri në të fundit. Uroj të vazhdojmë kështu.

A është kjo mbrëmja juaj më e bukur në karrierë?

Pa dyshim që po. Megjithatë, do të punoj për të pasur edhe të tjera si kjo. Është diçka vërtetë fantastike.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *