Mbante varur në zyrën foton e Putinit, Italia i sekuestron arkitektit të liderit të Kremlinit 141 milionë euro pasuri

Lanfranco Cirillo, “arkitekti i Putinit”, i akuzuar për krime tatimore është goditur nga Guardia di Finanza e Breshias në Itali, teksa i janë vendosur në sekuestro 141 milionë euro pasuri, ku përfshihen para cash, vepra arti, vila luksoze, bizhuteri dhe një helikopter.

Cirillo është një sipërmarrës 63-vjeçar që njihet në mbarë botën si “arkitekti i Vladimir Putin” dhe 44 oligarkëve të tjerë. Ai akuzohet për mashtrim me faturat tatimore dhe evazion fiskal.

Sekuestro ndaj pasurisë së tij është epilogu i hetimeve të kryera nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare të Breshias pas identifikimit, në zonën e Brescias, të një helikopteri të regjistruar në Rusi për të cilin nuk ishin përmbushur formalitetet doganore dhe që çoi në zbulimin e një rasti të dyshuar të vendbanimit fiktiv jashtë vendit.

Në veçanti, profesionisti është nën hetim pasi nuk do të kishte deklaruar të ardhura për dhjetëra milionë euro për vitet 2013-2019, duke ruajtur në Itali qendrën e interesave familjare, emocionale dhe ekonomiko-patrimoniale.

Veprimtaritë e hetimit janë fokusuar në konstatimin e shfaqjeve të theksuara të pasurisë, tërësisht në disproporcion me të ardhurat e tatueshme të deklaruara, për të cilat nuk janë dhënë arsyetimet e duhura për të konstatuar ligjshmërinë e tyre nga pikëpamja tatimore.

Për rrjedhojë, në bazë të provave të dala, gjyqtari i dosjes ka urdhëruar sekuestrimin parandalues.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.