Mbape “i burgosur” në Paris, Reali e pret. Sulmuesi takohet me presidentin Al-Khelaifi










Kilian Mbape i komunikoi PSG-së , në një takim me presidentin Al-Khelaïfi, dëshirën e tij për të shkuar tek Real Madrid dhe se ai nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën.

mbape

Takimi, megjithatë, nuk ndryshoi aspak planet e kompanisë parisiene, e cila nuk është e gatshme ta lërë atë të largohet pavarësisht rrezikut për ta humbur pas një viti falas.

Mbape ndihet i tradhtuar dhe po bindet gjithnjë e më shumë për të shkuar në Madrid te Karlo Ançeloti. Sidoqoftë, ai me siguri nuk do të shkojë në mosmarrëveshje me klubin dhe do të sillet si profesionist deri në fund të sezonit, kur asgjë nuk mund ta pengojë atë të transferohet në Madrid. As ardhja e Messit në Paris nuk i ka ndryshuar mendjen sulmuesit francez, i cili absolutisht dëshiron të përmbushë ëndrrën e tij dhe është i sigurtë se herët a vonë transferimi do të kryhet.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e somte, trajneri PSG-së Mauricio Poçetino u shpreh: “Kilian është një nga lojtarët tanë. Unë nuk e shoh të arsyeshme që ai të na lërë këtë sezon’’.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *