Mbape: Pavar u kritikua kot, Menja ka shumë fiksim detajet

































Gjatë një interviste të dhënë për “Ouest France”, e zbuluar pjesërisht të enjten, Kilië Mbape pranoi të fliste për shokët e tij të skuadrës së Kombëtares franceze, përpara Europianit që starton sot. Duke folur për Uilliam Saliba, të cilin e njeh që në shkollën fillore në Brondi, sulmuesi 25-vjeçar tha se luante rolin e “vëllait të madh” për të.

franca

MENJA I VËSHTIRË- Sa për Dajot Upamekanon, Mbape siguroi se “i gjithë ekipi është me të” pavarësisht muajve të fundit të vështirë me Bajernin. Ai foli edhe pak më shumë ashpërsinë e portierit Majk Menja. “Ajo që bie në sy tek ai është se i kushton vëmendje detajeve më të vogla, në çdo gjë që bën. Në stërvitje, për shembull, ai u tregon të gjithëve saktësisht se ku të qëndrojnë. Ai dëshiron që çdo gjë të jetë në vendin e vet, pa lënë as më të voglin dyshim”, tregon Kilië.

PAVAR E AREOLA- Mbape gjithashtu donte të mbronte Benzhamë Pavaron, i kritikuar ndonjëherë gjatë ndeshjeve të kombëtares. “Për mendimin tim, ai është dikush me të cilin njerëzit kanë qenë shumë të ashpër. Shumë e vështirë. Ai u kritikua jashtëzakonisht dhe shpeshherë pa të drejtë”. Ai kujtoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të portierit të tretë në stërvitje, që i takon Alfons Areolës (31 vjeç), me nofkën “Fonfonse”.

“Ky rol është por kaq i rëndësishëm, veçanërisht për ne, sulmuesit, me të cilët luajmë më shumë me të në stërvitje”, shtoi sulmuesi. Lojtari i ardhshëm i Realit të Madridit zbuloi disa anekdota, veçanërisht për Xhonatan Klaus. “Mbaj mend hapat e tij të parë, dhe në veçanti një ndeshje të Ligës së Kombeve kundër Kroacisë (1-1, 6 qershor 2022). Xho shkakton penalltinë e barazimit në fund të ndeshjes. Unë isha pranë tij në autobusin e kthimit në hotel. Ai kishte lot në sy. Djaloshi ishte thellësisht i trishtuar. I ngathët.

Në fillim nuk ishte i qetë, sikur kishte përshtypjen se nuk ishte normale, edhe pse i mjaftonte ajo që bënte në Lens në atë kohë që të vinte me ne. Në autobus i thashë: ‘Shoku, nuk ka asgjë. Nëse je këtu, je sepse nuk i ke vjedhur vendin e askujt. Më ndodhi edhe mua, humba një penallti që eliminoi vendin tim në një Europian (2021). Liga e Kombeve nuk është asgjë në krahasim me të. Mos u shqetëso’”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts