“Mbappe ti ke vdekur”, çfarë po ndodh në qytetin ku ylli francez u rrit dhe nisi ëndrrën si futbollist








Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappé është kërcënuar me vdekje këtë të hënë në Francë, pasi murali i tij në Bondy, qyteti ku ai u rrit, iu dhunua me mbishkrimin “Mbappé, ti je i vdekur” .

mbappe

Informacioni është bërë i ditur nga gazeta Le Parisien dhe saktëson se në vendin ku i kanë dërguar mesazh Mbappé kanë dërguar mesazhe kërcënuese edhe ndaj kandidates për kryebashkiake të qytetit, Sylvine Thomassin .

Mesazhi u shfaq në një mural me të cilin Nike nderoi Mbappé në ditëlindjen e tij të 21-të. Në mural, Mbappé i vogël shfaqet duke fjetur teksa ëndërron një Kylian të rritur të veshur me fanellën e kombëtares franceze.

Ndryshe nga sa mund të besohej, kërcënimi mendohet se është për shkak të çështjeve politike dhe nuk lidhet me futbollin ; Mbappé është parë me duke mbështetur kandidaten Thomassin në disa evente të fushatës.

Aktet të tilla, politikania Thomassin i ka cilësuar si lëvizje instrumentalizimi politik nga kundërshtarët  saj, veçanërisht Stephen Harve.

“Këto metoda, përveçse janë frikacake dhe mediokre, janë një sulm i ri ndaj demokracisë dhe demonstrojnë klimën e neveritshme që kundërshtarët e mi kanë ruajtur për muaj të tërë. Ky mural ishte një simbol madhështor, një thirrje për të besuar në ëndrrat e dikujt dhe për t’u përpjekur gjithmonë për t’i arritur ato. Sot  edhe ky mesazh shprese është dëmtuar”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Thomassin në rrjetet sociale në reagim ndaj grafiteve.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *