Mbërrijnë 56.160 doza të Pfizer në Shqipëri, Rama ftesë qytetarëve për t’u vaksinuar










vaksinapfizer

Mbrëmjen e sotme në vendin tonë kanë mbërritur dhe 56.160 doza të vaksinës Pfizer. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 1.755.570 doza vaksine në total.

Një thirrje, Rama e ka për qytetarët duke u bërë apel që të vaksinohen sa më parë dhe të mbrojnë jetën dhe shëndetin e tyre.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Edhe 56,160 vaksina Pfizer i shtohen sasisë së vaksinave AntiCovid duke e çuar në 1,755,570 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Një ftesë për çdo qytetar për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv: Vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Mbroni shëndetin dhe jetën ***1,248,205 vaksinime të kryera deri tani

Në ditët e fundit në Shqipëri është vënë re një rritje e numrit të të infektuarve me koronavirus. Në 24 orët e fundit u regjistruan 149 raste të reja.

Pas shumë ditësh, në vendin tonë është shënuar dhe një viktimë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi më herët se ka ndërruar jetë një 76-vjeçare nga Tirana.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *