Mbërrijnë në Kosovë 38 mijë vaksina AstraZeneca, priten mbi 520 mijë doza të tjera nga java e ardhshme

Kosova ka pranuar sot 38,400 doza të tjera të vaksinës AstraZeneca të COVID-19, të prokuruara nga UNICEF-i përmes programit të COVAX-it.

Programi i UNICEF-it në Kosovë njofton se kjo është dërgesa e katërt e vaksinave COVID-19 në Kosovë përmes sistemit COVAX..

Deri më tani, Zyra e UNICEF-it në Kosovë e ka mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë me donacionin e 211,420 dozave të vaksinës COVID-19 përmes COVAX.

Ndërkohë, një dërgesë tjetër prej 521,820 dozave të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 do të arrijë në javët e ardhshme.

Me vaksinat e dorëzuara deri më sot dhe arritjen e vaksinave tjera në javët e ardhshme, UNICEF-i përmes COVAX do të mbulojë 20% të popullsisë së Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *