Mbërrijnë në Moldavi ukrainasit e parë që ikën nga lufta

17:26 24/02/2022

Mijëra refugjatë ukrainas janë nisur drejt Moldavisë ku qeveria ngriti tenda dhe u zotua të mbajë kufijtë e saj të hapur për të ndihmuar.

“Qytetarët e parë ukrainas mbërrijnë në Moldavi”, shkroi presidentja e Moldavisë, Maia Sandu në Twitter.

Ajo shtoi: Qeveria ka vendosur qendra të përkohshme vendosjeje pranë Palanca dhe Ocnița. Kufijtë tanë janë të hapur për qytetarët ukrainas që kanë nevojë për lëvizje tranzitore ose qëndrim të sigurt.

Fotot e postuara nga Sandu duket se tregojnë tenda në një fushë të hapur ku do të qëndrojnë ukrainasit që kanë ikur nga lufta./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.