Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri edhe 117 mijë doza të vaksinës Pfizer.
Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se këto doza janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.
Në vendin tonë deri më tani kanë mbërritur 2,496,960 vaksina.
POSTIMI
Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al