Mbërrin në Kosovë kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer kundër COVID-19

Nga grupet prioritare, që janë vaksinuar javët paraprake, pra fillimisht punëtorët shëndetësor, grup-mosha mbi 65 vjeç, më 15 qershor ka nisur zbatimi i planit të ri të vaksinimit në masë, që zgjeron kategoritë për vaksinim me qytetarët me sëmundje kronike pa dallim moshe. Bëhet fjalë për kategorinë e mësueve, forcat e rendit dhe pjesëtarët e FSK-së, të përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin e pandemisë.
Me ardhjen e dozave të para nga kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë me Pfizer, vaksinimi në masë do të shtrihet edhe tek kategoritë e tjera të popullatës deri në arritjen e objektivit tonë për imunizimin aktiv të 60% të qytetarëve brenda vitit 2021.

Këto vaksina do të ndihmojnë edhe më shumë punëtorët tanë shëndetësor, të cilët kanë qenë në ballë të betejës kundër pandemisë COVID-19 që nga dita e parë. Duke qenë se pandemia nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët shëndetësor kanë vënë prioritet vaksinimin në masë, për të siguruar kështu funksionimin normal të veprimtarive shoqërore që mundësojnë kthimin në një normalitet social dhe ekonomik për qytetarët dhe bizneset në Kosovë.

Për Ministrinë e Shëndetësisë, përveç sigurimit të vaksinave për të gjithë qytetarët, prioritet ka qenë që vaksinat të cilat administrohen në Republikën e Kosovës, të jenë vaksina të aprovuara nga EMA Evropiane dhe FDA Amerikane, dhe kështu vaksinat kundër COVID-it janë të sigurta dhe forma më efikase në përballjen me Pandeminë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *