Mbërrin në Kosovë varianti britanik i koronavirusit, konfirmohen 3 rastet e para

Varianti britanik i koronavirusit ka mbërritur edhe në Kosovë, ku janë të konfirmuara tri rastet e para.

Këtë e bëri të ditur në RTV21, Izet Sadiku, ushtrues i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive.

Sadiku tha se të infektuarit e kaluan sëmundjen pa ndonjë shqetësim të madh.

Ai shtoi se një hulumtim i publikuar ditë më parë tregon se varianti britanik përveç që përhapet më shpejt, ka dhe vdekshmëri më të lartë.

Po ashtu, Sadiku theksoi se hulumtimet tregojnë se rreth 83% e njerëzve që kanë kaluar Covid-19 kanë imunitet deri në 6 muaj, ndërsa 17% prej tyre mund të riinfektohen edhe para 6 muajve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *