Mbërritja e 50 mijë vaksinave kineze, Shehu: Krejtësisht jashtë standarteve! Rama mburret, Shqipëria meriton vaksina të certifikuara






tritanshehu

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas mbërritjes së 50 mijë dozave të tjera të vaksinës kineze në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, mjeku Tritan Shehu shkruan se kryeministri Rama e shet si fitore marrjen e vaksinave kineze të cilat i cilëson jashtë standarteve europiane, amerikane e britanike.

“Kryeministri dhe sot po mburet me 50 mije doza vaksina kineze nga Turqia, qe perbejne shumicen dermuese te vaksinave te perdorur ne Shqiperi. Krejt jashte standarteve europiane, amerikane, britanike jane keto vaksina. Miratimi urgjent i OBSh per ato nuk vlen per keto vende, dhe ato te zhvilluara, eshte per nje “bote” tjeter larg tones” – shkruan deputeti i zgjedhur.

Duke iu referuar efikasitetit të vaksinave kineze të publikuara nga shtete të ndryshme, Shehu thotë se Shqipëria nuk meriton të trajtohet si Afrika Qendrore dhe se në vendin tonë duhen pranuar vetëm vaksina të certifikuara nga EMA dhe FDA.

“Kinezet vete i japin nje efikasitet 50,3%, gjemanet nen 30% dhe akoma me keq per variantet, pra…. Te pa afta per te mbrojtur nga variantet Covid. Shqiperia nuk eshte Afrike Qendrore e shqiptaret meritojne te trajtohen si grekerit, italianet, kroatet, gjermanet etj. Ne Shqiperi duhen pranuar vaksina vetem te certifikuara nga EMA, FDA ose agjensia britanike. E kunderta perben nje rrezik kombetar dhe nje veper te denueshme” – vijon me postimin e tij Shehu.

Më herët gjatë ditës së sotme në vendin tonë mbërritën 50 mijë doza të tjera të vaksinës kineze. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Rama i cili shkruan se deri më tani në vendin tonë kanë ardhur më shumë se 1 milionë doza.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Vaksinat e importuara: Shqiperia gjithmone dhe me e pa sigurte per te ardhmen Covid dhe varianteve te tij Delta etj.

Kryeministri dhe sot po mburet me 50 mije doza vaksina kineze nga Turqia, qe perbejne shumicen dermuese te vaksinave te perdorur ne Shqiperi. Krejt jashte standarteve europiane, amerikane, britanike jane keto vaksina.

Miratimi urgjent i OBSh per ato nuk vlen per keto vende, dhe ato te zhvilluara, eshte per nje “bote” tjeter larg tones.

Kinezet vete i japin nje efikasitet 50,3%, gjemanet nen 30% dhe akoma me keq per variantet, pra…. Te pa afta per te mbrojtur nga variantet Covid.

Shqiperia nuk eshte Afrike Qendrore e shqiptaret meritojne te trajtohen si grekerit, italianet, kroatet, gjermanet etj.

Ne Shqiperi duhen pranuar vaksina vetem te certifikuara nga EMA, FDA ose agjensia britanike. E kunderta perben nje rrezik kombetar dhe nje veper te denueshme.

Kjo per cilesine, se dhe per sasine e aplikuar deri tashti jemi nga fundi i Botes, shume nen mezataren e rruzullit, shume larg nevojave tona, mjafton te shikoni te dhenat e perditesuara. Dhe ne fund, kontrolloni edhe daten e skadences, se ato te mepareshmet….

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *