
Kryeministri Edi Rama ka vizituar grupin e parë të qytetarëve afganë të cilët mbërritën orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë.
Ai u dhuroi fëmijëve të vegjël dhurata lodra duke sjellë buzëqeshje në fytyrën e tyre ndërkohë që ai zbuloi se një prej bebeve afgane feston ditëlindjen e parë.
121 qytetarët afganë të cilët mbërritën në vendin tonë, janë strehuar në “Prestige Resort” në Durrës.
“Dua tju falenderoj për mikpritjen që na keni ofruar. E di që nuk është e lehtë të strehosh kaq shumë persona. Kolegët tuaj kanë bërë më të mirën” – është shprehur një grua nga Afganistani.
“Kemi qenë në këtë pozitë, e dimë çfarë është. Çdo gjë është në rregull këtu?” – thotë kryeministri.
“Po, në rregull. Shumë faleminderit. Kanë qenë të gjithë shumë të gjindshëm, kanë bërë maksimumin. Nuk ka qenë e lehtë, për të qenë të ndershëm, duket ende si një makth nga i cili do të zgjohemi, por realiteti është ky që është për fat të keq. Duket si të vish nga ferri në parajsë, ka qenë shumë e vështirë për të gjithë” – tha gruaja afgane.
Ditën e sotme në vendin tonë ka mbërritur grupi i parë i afganëve. Kanë qenë 121 qytetarë afganë që kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit dhe aktualisht janë strehuar në Prestige Hotel.
Lexoni edhe: VIDEO- Mbërrin në Shqipëri avioni i parë me 121 afganë, mes tyre gra dhe fëmijë. Ja ku do të strehohen
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al