Mbërritja e ekipit të xhudos në Kosovë, Albin Kurti: Në lojërat olimpike në Paris të fitojmë 3 medalje më shumë










albinkurti

Pas fitores së dy medaljeve të arta në Tokyo, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se në lojërat e ardhshme olimpike në Paris, duhet të fitohen më shumë se 3 medalje.

Kurti vlerësoi trajnerin Driton Kuka për të cilin thotë se e bëri shtetin të kthejë sytë nga sporti i xhudos.

“Ai është trajneri i artë, Driton Kuka që me këmbënguljen e tij na bëri të gjithëve t’i kthejmë sytë nga xhudo. Tri medalje të arta nga tri gra, për dëshmua barazinë gjinore. Në Rio fituam një medalje, në Tokio dy dhe tani të fillojmë përgatitjet për tri e më shumë medalje në Paris”, u shpreh Driton Kuka.

Ekipi i xhudos mbërriti mbrëmjen e sotme në Kosoë dhe u prit në një organizim në aeroportin “Adem Jashari”.

Kampionet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi thanë se gjatë gjithë kohës e kanë ndjerë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës.

“Ne gjatë gjithë kohës e kemi ndjerë mbështetjen e secilit dhe kjo medalje është për gjithë popullin e Kosovës”, tha Gjakova.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *