Mbërritja e rreth 40 mijë vaksinave/ Reagon ambasadori i BE: Jemi këtu për të mbështetur popullin shqiptar në luftën kundër Covid



Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca reagon pas mbërritjes mbrëmjen e shkuar të rreth 40 mijë vaksinave kundër koronavirusit.

soreca

Vaksina vijnë në kuadër të programit të BE, Covax, ndërsa ambasadori shton se Unioni dhe shtetet anëtare janë krenare që kontribuuan me shifrën prej 2.2 miliardë eurosh.

“I gëzuar të shoh që Shqipëria merr dorëzimin e dytë nga COVAX të sasisë prej 40,800 vaksinave për të luftuar COVID19 .

Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare janë krenarë që kontribuan me 2.2 miliardë € në COVAX. BE është këtu për të mbështetur popullin shqiptar për të mposhtur këtë pandemi së bashku”, shkruan Soreca në Twitter.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *