Mbështetja e familjeve të reja dhe forcim i ndihmës ekonomike, Meta prezanton programin e PL në Berat: 20 mijë euro grant për çdo të ri deri në 25 vjeç që fillon biznes social apo start-up

mbeshtetja e familjeve te reja dhe forcim i ndihmes ekonomike meta prezanton programin e pl ne berat 20 mije euro grant per cdo te ri deri ne 25 vjec qe fillon biznes social apo start up































Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka prezantuar në Berat programin e forcës së tij politike, që ka në fokus ndalimin e shpopullimit, mbështetjen e gruas dhe familjeve të reja.

meta

Meta u shpreh gjithashtu se Partia e Lirisë do të ofrojë 20,000 euro grant për çdo të ri deri në 25 vjeç që fillon biznes social apo start-up.

Deklarata e Metës:

Mbështetja e gruas dhe familjes është kauzë madhore e Partisë së Lirisë.

Për këtë do të realizohet:

Fuqizimi Ekonomik dhe Social i Gruas nëpërmjet programit “arsim për punësim”, në mënyrë që gratë të fuqizohen ekonomikisht, veçanërisht, gratë dhe vajzat që u përkasin shtresave më në nevojë të popullsisë.

“Strategjia për Gruan Sipërmarrëse”, një pakete masash stimuluese financiare dhe fiskale për arsimimin, kualifikimin, trajnimin, zhvillimin dhe promovimin e iniciativës private për vajzat dhe gratë.

Intensifikimin e luftës kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, kryesisht dhunës në familje, në ambientin publik dhe në vendin e punës.

Mbështetje dhe stazhe në biznese për të ndihmuar gjetjen e punës së parë për vajzat që mbarojnë shkollën dhe paralelisht, si dhe do të shtojmë edhe stazhet në administratën publike.

Dedikimin e programeve të veçanta për nxitjen e start-up-eve nga vajzat dhe gratë nëpërmjet mundësimit të linjave të veçanta të kreditimit me norma interesi të ulëta për këto biznese të reja dhe integrimi i tyre në tregun e punës.

Rishikimin e kuadrit ligjor për dhunën dhe diskriminimin me bazë gjinore si dhe monitorimi i vazhdueshëm i masave dhe buxheteve të dedikuara për këtë aspekt në nivel qendror dhe lokal.

Monitorimi në bashkëpunim më shoqërinë civile i zbatimit të ligjit të miratuar tashmë nga Parlamenti Shqiptar “Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.

Mbështetja e grave kryefamiljare me politika më sociale, duke evituar pengesat burokratike në mbështetjen sociale të tyre, si dhe duke i bërë pjesë të programeve të fuqizimit ekonomik.

Mbështetja e familjeve të reja me mekanizma të ndryshëm financiare si kredi të buta (dhe mekanizma të tjerë) për strehimin me prioritet. Rritje progresive pagesave për fëmijën e dytë e të tretë.

Garantimi i aksesit dhe fuqizimi i grave dhe vajzave për të marrë pjesë në të gjitha proceset vendimmarrëse, në nivel qendror dhe lokal, siç ne e garantuam edhe me vendimin në Konventën historike me 50% të përfaqësimit dhe me 50% të mbështetjes të fushatave të tyre.

Ulja e TVSH për produktet për fëmijët deri në 5 vjeç, për veshje, ushqime, libra, lodra.

Forcim i ndihmës ekonomike për gruan kryefamiljare dhe për të porsalindurit.

Rritje e ndihmës sociale për fëmijët në familje me prindër të divorcuar.

Pesë prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus janë rruga e vetme që ndalin shpopullimin, mbrojnë Familjen dhe shpëtojnë Kombin!

Prioriteti  i parë është Ndalimi i shpopullimit nëpërmjet mbështetjes së Familjes, të nënave, të fëmijëve dhe të çifteve të reja.

Pagat për nënat në masën 70-100% të pagës për 2 vitet pas lindjes.

Do të trefishohet bonusi i bebes.

Për nënat me dy dhe më shumë fëmijë ulje taksash në pagë dhe të ardhura.

Kredi për çiftet e reja, 20,000 mijë euro, ku interesat i paguan shteti.

Ofrimi i shtëpive për çiftet e reja sipas modelit hungarez, krijimi i fondit të banesave për çiftet e reja, blerje me kosto e banesave të pashitura;

Kredi për blerje shtëpie me interes të subvencionuar dhe zbritje e kredisë me 3,000 euro për fëmijën e parë, 6,000 euro për fëmijën e dytë dhe 10,000 euro për fëmijën e tretë.

Shpenzimet për ushqime bazë do të rimbursohen 5%. Shpenzimet për “shportën e bebes” do të rimbursohen 10%.

Mbështetja falas me ushqimin dhe suplementet ushqimore të domosdoshme, për gratë shtatzëna  të familjeve në gjendje varfërie e papunësie, gjatë shtatzënisë dhe deri në 1 vit pas lindjes së fëmijës.

Reduktim i vdekshmërisë foshnjore dhe nënave në lindje duke përmirësuar kujdesin për nënën dhe fëmijën.

Garantimi nga shteti i punësimit të grave shtatzëna për të mundësuar të ardhurat e domosdoshme për përballimin e shtatzënisë së sigurt dhe të shëndetshme.

Garantimi nga shteti falas i ushqimeve dhe suplementeve ushqimore deri në 1 vit për fëmijët e lindur në familjet në varfëri dhe të papuna.

Garantimi nga shteti falas i veshjeve dhe aksesorëve pediatrikë, për një periudhë 1-vjeçare, për fëmijët e lindur në familjet në varfëri dhe të papuna.

Mbulimi i plotë falas i të gjitha barnave përfshirë edhe ato që nuk janë pjesë e Listës së Barnave të Rimbursueshme për nënat dhe fëmijët e porsalindur për një periudhë 1-vjeçare.

Pagesa e Kujdestarëve gjatë shtatzënisë.

Sigurim i detyrueshëm i jetës në çerdhe, kopshte, shkolla e ambiente rekreative për çdo fëmijë.

Sistemi i kateringut në kopshte dhe shkolla.

20,000 euro grant për çdo të ri deri në 25 vjeç që fillon biznes social apo start-up.

Meta prezantoi dhe programin për bujqësinë ku tha ndër t% tjera se buxhetimi vjetor i shtetit për financimin e prodhimit bujqësor, nga 14,1 miliard lekë që është aktualisht do të bëhet 30 miliard lekë që në vitin e parë të qeverisjes, me rritje progresive çdo vit.

Buxhetimi vjetor i shtetit për financimin e prodhimit bujqësor, nga 14,1 miliard lekë që është aktualisht do të bëhet 30 miliard lekë që në vitin e parë të qeverisjes, me rritje progresive çdo vit.

Do të jepen të gjithë certifikatat e pronësisë mbi tokën.

Do të realizohet subvencionimi i prodhimit bujqësor për njësi prodhimi, për njësi sipërfaqesh dhe për numër krerësh.

Do të ulim me 4 herë barrën tatimore ose siç është në të vërtetë “zgjedhën tatimore”, nga 20% TVSH që është aktualisht në 5% TVSH për produktet: qumësht, mish dhe nënprodukte, vezë, mjaltë, prodhime peshku, grurë, fruta dhe perime.

Përjashtim nga taksat dhe tatimet për 5 vite dhe mbështetje të menjëhershme me grant 10 mijë euro për të gjitha bizneset e reja bujqësore dhe blegtorale familjare.

Katërfishim të prodhimit bujqësor dhe agropërpunimit vendas.

Katërfishim i numrit të krerëve të lopëve, nga 200 mijë krerë që është aktualisht, në 800 mijë krerë.

Katërfishim i bagëtive të imta, nga 1,150,000 krerë në mbi 4 milion krerë.

Kjo do të arrihet përmes stimulimit konkret që në mandatin e parë qeverisës:

Për çdo krerë lopë, nga 80 eu/kokë, në 200 eu/kokë

Për çdo bagëti të imët, nga 12 eu/kokë, në 60 eu/kokë

Pagesë direkte:

Për viç 40 eu/kokë

Për derr 30 eu/kokë

Për zog pule 0.2 eu

Për familje bletësh 20 eu.

Do të ulet kufiri i pagesave për krerë lopë. Nga 10 krerë, në 3 krerë. Sot një fermer që mban 9 lopë, merr 0 lekë nga shteti shqiptar.

Për të imëtat do të ulet kufiri i pagesave, nga 100 krerë, në 30 krerë.

Nga ulja e këtyre pragjeve artficiale do të përfitojnë mbi 70% – 65% e blegtorëve, që sot janë përjashtuar padrejtësisht dhe në mënyrë të qëllimshme nga subvencionimi.

Për çdo litër qumësht për prodhimin vendas, të dorëzuar në pikat e grumbullimit të autorizuar, do të paguhen 10 lekë të reja.

Do të subvencionohen fermat e derrave dhe viçave, përkatësisht me 20 euro, dhe 30 euro për kokë.

Pagesa për çdo lopë të përpunuar për mish në masën 15 euro për kokë, dhe për çdo dele e dhi, në masën 5 euro.

Pagesë për çdo zog, për mish ose vezë, me 20 lekë të reja për kokë.

Pagesë për çdo familje blete, me 20 euro.

Objektivi ynë është 4-fishimi i prodhimit të frutave dhe perimeve, në mënyrë që të jemi një fuqi e vërtetë eksportuese.

Për çdo hektar perime në fushë, do të paguhen 500 euro, sot është zero.

Për çdo hektar perime në serë, do të paguhen 900 euro, sot është zero.

Për çdo hektar bimë aromatike dhe mjekësore, do të paguhen 500 euro, nga zero që është sot.

Për çdo hektar vreshta, do të paguhen 1000 euro, për 1 hektar vreshta.

Për çdo litër verë shqiptare të prodhuar, do të paguhen 4 lekë për litër, si mbështetje.

Pagesë direkte për çdo kilogram perime dhe fruta të dorëzuara në pikat e grumbullimit, në masën 20 lekë për kilogram.

Do të ketë pagesë direkte, për bujqësinë organike në masën 100 euro, për hektar.

Do të ketë pagesë direkte për fidan 0.25 eu/fidan”, tha ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts