
Presidenti amerikan Joe Biden, ka konfirmuar sërish mbështetjen për Ukrainën.
Biden ka zhvilluar edhe një bisedë me presidentin Volodymir Zelensky duke e vlerësuar atë për rezistencën kundër agresionit rus.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Carine Jean-Pierre tha se Biden dhe Zelenksy biseduan edhe për situatën në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia.
“Presidenti përsëriti sërish mbështetjen e SHBA për Ukrainën ndërsa vendi përballet me agresionin rus. Gjithashtu nuk do të mungojnë as mbështetje në armë dhe pajisje të tjera”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al