“Mbështetja jonë do të vazhdojë”/ Mitsotakis: Drejtësia ndërkombëtare të ndëshkojë krimet ruse. Zelensky nga Athina: Faleminderit Greqi!

Është mbajtur sot konferenca e përbashkët në Athinë mes presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Gjatë fjalës së tij kryeministri grek është shprehur i qartë se Athina nuk do të njohë në asnjë mënyrë aneksimin e paligjshëm të zonave të Ukrainës nga Rusia.

“Nuk ka asnjë mënyrë që ne të njohim ndonjëherë aneksimin e paligjshëm të zonave të Ukrainës nga Rusia”, theksoi kryeministri grek, duke shtuar se krimet e Rusisë duhet të ndëshkohen nga drejtësia ndërkombëtare.

Mitsotakis më tej u shpreh se Ukraina dhe Greqia kanë lidhje historike, duke shtuar se askush nuk mund t’i harrojë krimet ne Mariupol apo në Odessa dhe Kiev.

Nga ana e tij presidenti ukrainas, falënderoi kryeministrin grek për mbështetjen: “Faleminderit Greqi, rroftë Ukraina”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts