Manuel Sarrazi është emëruar nga qeveria gjermane si i dërguar i posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sarrazi, nga radhët e të gjelbërve, ishte deputet në Bundestag nga viti 2008 deri në vitin 2021.
Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka përshëndetur këtë vendim, duke e përgëzuar Sarrazin me anë të një postimi në “Twitter”.
“Ballkani Perëndimor ka nevojë për një mbështetje të fuqishme nga Bashkimi Evropian”, shprehet ajo, ndërsa e cilësi atë si mbështetës të fuqishëm të zgjerimit të bllokut.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al