Mbetet i bllokuar kanali i Suezit

13:18 27/03/2021

DĂ«shtojnĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« zhvendosur anijen “Ever Given”

Ka dĂ«shtuar njĂ« tjetĂ«r pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« zhvendosur anijen “Ever Given” qĂ« ka bllokuar kanalin e Suezit prej 23 Marsit. Njoftimi u bĂ« nga njĂ« kompani nga Singapori qĂ« Ă«shtĂ« angazhuar nĂ« menaxhimin e anijes, njĂ« nga mĂ« tĂ« mĂ«dhatĂ« nĂ« botĂ« qĂ« u pĂ«rplas me bordurat mbrojtĂ«se dhe duke bllokuar njĂ« nga nyjet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme detare nĂ« botĂ«.

Janë rreth 200 anije mallrash, por edhe pasagjerësh që janë bllokuar në të dyja anët e kanalit në pritje të hapjes së rrugës. Bllokimi ka nxitur një angazhim të madh ndërkombëtar. Ngjarja ka shkrirë edhe marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Turqisë pasi kjo e fundit shprehu angazhimin për të dërguar menjëherë atje një rimorkiator për të zhvendosur anijen.

Një ndihmë po jep aktualisht Japonia me 10 rimorkiatorë ndërsa ndihmë kanë ofruar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me forcat e saj të marinës detare. Stafi menaxhues i anijes Ever Given tha se në ajo nuk ka marrë ujë, por timoni dhe helikat janë të bllokuara dhe se po punohet me heqjen e inerteve.

Anija 400 metra e lartë dhe 200 mijë ton e rëndë bllokoi kanalin për shkak të stuhie të fortë rëre që bllokoi pamjen e saj. Ekspertët thonë se mund të duhet edhe pak kohë deri në hapjen e kanalit që lidh detin e kuq me detin Mesdhe nga i cili kalon rreth 12% e tregtisë global dhe që siguron lidhjen më të shkurtër detare midis Azisë dhe Evropës.

Tv Klan









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *